A është agjërimi me ndërprerje më efektiv se dieta normale për humbjen në peshë?

A është agjërimi me ndërprerje më efektiv se dieta normale për humbjen në peshë?

Agjërimi me ndërprerje nuk rezulton të jetë më efektiv për humbje peshe sesa dietat tradicionale. Sipas një rishikimi të gjerë shkencor, ai është vetëm pak më i dobishëm sesa të mos ndiqet fare një regjim ushqimor. Studimi analizoi 22 prova klinike me rreth 2 mijë të rritur nga Evropa, Amerika e Veriut, Kina, Australia dhe Amerika e Jugut. Rezultatet treguan se personat që ndoqën agjërimin me ndërprerje humbën mesatarisht rreth 3% të peshës trupore — më pak se pragu 5% që mjekët e konsiderojnë domethënës për përmirësime reale në shëndet. Format më të përhapura përfshijnë skemën 16:8 (16 orë pa ushqim dhe një dritare 8-orëshe për ngrënie) si edhe agjërimin 24-orësh një ose dy herë në javë. Këto metoda janë bërë shumë popullore vitet e...