9 vite më shumë jetë? Ndryshimet e vogla që bëjnë diferencën

9 vite më shumë jetë? Ndryshimet e vogla që bëjnë diferencën

Një studim i ri sugjeron se edhe ndryshime shumë të vogla në dietë, aktivitet fizik dhe gjumë, kur bëhen së bashku, mund të zgjasin jetën deri në një vit. Ndërsa ndryshime më të mëdha dhe më të qëndrueshme në këto tre fusha mund të shtojnë më shumë se nëntë vite jetë, si dhe të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e saj. Studimi, i publikuar në revistën shkencore eClinicalMedicine, u udhëhoq nga Nick Koemel, studiues në fushën e aktivitetit fizik dhe shëndetit të popullatës në Universitetin e Sydney-t, Australi. Ai thekson se sjelljet e shëndetshme nuk duhet parë veç e veç, por si një paketë e përbashkët. “Duke bërë përmirësime të vogla në disa sjellje njëkohësisht, presioni për të ndryshuar shumë në një fushë të vetme zvogëlohet, gjë...