5 përfitime shëndetësore nga turmeriku sipas studiuesve

5 përfitime shëndetësore nga turmeriku sipas studiuesve

Disa hulumtime të reja konfirmojnë përfitimet e shumta shëndetësore të turmerikut, kryesisht për shkak të përbërësit të saj aktiv, kurkuminës. Turmeriku përmban përbërës bioaktivë (kryesisht kurkuminë) që kanë veprime anti-inflamatore, antioksidante dhe potencialisht anti-kancerogjene. Studimet tregojnë se këto veçori mund të ndihmojnë në: -Forcimin e sistemit imunitar -Mbështetje të shëndetit të zemrës -Ulja e inflamacionit në fyt dhe trup -Përmirësimin e tretjes -Mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ Gjithashtu, ka tregues që turmeriku mund të mbështesë funksionet neuro-protektive të trurit dhe të kontribuojë në shëndetin e përgjithshëm të sistemit tretës. Hulumtimet tregojnë se përthithja e turmerikut nga trupi është relativisht e ulët dhe për të rritur absorbimin e saj rekomandohet të konsumohet së bashku me yndyrë ose piper të zi.