400 pacientë në 24 orë në urgjencën pediatrike. Lama: Më të prekur fëmijët nën katër vjeç

400 pacientë në 24 orë në urgjencën pediatrike. Lama: Më të prekur fëmijët nën katër vjeç

Shtohen rastet e pacientëve me grip. Gjatë 24 orëve në urgjencën pediatrike në QSUT paraqiten rreth 400 pacientë. Por, sipas shefit të shërbimit të urgjencës, Albert Lama, shumica e pacientëve nuk kanë probleme të rënda dhe pas vizitës kthehen në banesë. “Në urgjencë kemi fluks të shtuar, por duhet të përmendim se shumica e rasteve nuk janë urgjencë, por kanë nevojë për trajtim ambulator, ndërsa 35–40 përqind kanë nevojë për shërbim ambulator”. Më të prekur janë fëmijët e vegjël, sidomos ata në vitin e parë të jetës. Simptomat e gripit, sipas mjekut pediatër Albert Lama, janë të ndryshme, ku mbizotërojnë kolla dhe temperatura e lartë 39–40 gradë Celsius, ndërsa simptomat mund të zgjasin edhe një javë, në varësi të sistemit imunitar të pacientëve. “Paraqitjet janë...