3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona, tre prej të cilëve me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. I mituri humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë në kryeqytet. Mjeku R. Xh., vajza e tij, I. Xh. dhe një dentist tjetër me iniciale M.G janë ata që akuzohen për vrasje nga pakujdesia edhe për mashtrim. Gjithashtu shkelje u konstatuan edhe tek mjekët roje të pediatrisë V.A. dhe D.S. në momentin që i mituri u dërgua në spital. Sipas prokurorisë, mjekët nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë. “Si rrjedhojë...