1 në 10 gra preken nga depresioni pas lindjes, simptomat që nuk duhen nënvlerësuar

1 në 10 gra preken nga depresioni pas lindjes, simptomat që nuk duhen nënvlerësuar

Rreth 80% e grave përjetojnë “baby blues”, një gjendje e përkohshme e lidhur me ndryshimet hormonale pas lindjes, e karakterizuar nga shqetësim, lodhje, ankth dhe pagjumësi. Këto simptoma zakonisht zhduken brenda një ose dy javësh. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se 1 në 10 gra mund të përjetojë depresion pas lindjes gjatë gjashtë muajve të parë, një çrregullim që nuk ka të bëjë me dobësi karakteri, por me ndërlikime të lindjes dhe shtatzënisë. Në vend të gëzimit me ardhjen e të porsalindurit, nënat e prekura mund të përjetojnë ankth të fortë, nervozizëm, lodhje, pagjumësi, ndjenja faji dhe paaftësie, si dhe vështirësi për t’u përqendruar. Në raste më të rralla, kjo gjendje mund të shoqërohet me ide vetëvrasëse ose simptoma psikotike. Shumica e rasteve mbeten të padiagnostikuara, por...