Rrisin lodhjen dhe dehidratojnë trupin, ja cilat ushqime duhen shmangur gjatë muajit të Ramazanit

Rrisin lodhjen dhe dehidratojnë trupin, ja cilat ushqime duhen shmangur gjatë muajit të Ramazanit

Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, dhe një ditë e gjatë pa ushqim apo ujë mund t’ju bëjë natyrshëm shumë të uritur në iftar. Personat që zgjedhin të agjërojnë gjatë Ramazanit këshillohen t’i kushtojnë vëmendje të veçantë ushqyerjes së tyre, pasi ndryshimi i rutinës së zakonshme të të ngrënit gjatë këtij muaji mund të shkaktojë shqetësime dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj disa ushqimeve, veçanërisht atyre me përmbajtje të lartë sheqeri ose yndyre. Në përgjithësi, rekomandohet të shmangen ose të kufizohen disa lloje ushqimesh gjatë Ramazanit, si: Ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme, si patatet e skuqura. Këto përmbajnë një përqindje të lartë të yndyrës dhe natriumit të rekomanduar për një ditë, prandaj konsumimi...