Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 60 minuta para
Akrepat e orës kanë shkuar një orë përpara. Mbrëmjen mes të shtunës 28 dhe të dielës 29 mars 2026, u bë kalimi nga ora dimërore në atë verore. Ky ndryshim i orës ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës së fundit të muajit mars, kur akrepat u zhvendosën dhe ora shënoi 04:00. Ndryshimi i orës verore, na jep mundësi të gjithëve të shijojmë më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Megjithatë për ndryshimin e orës verore, çdo vit ka pasur debate të vazhdueshme. Disa shtete mbështesin idenë për heqjen një herë e mirë të praktikës së ndryshimit të orës dhe mbajtjen e një orari të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit. Ka vende si Kina, Kanadaja, Rusia, Argjentina, India, Afrika dhe disa vende të tjera...
Burimi:
vizionplus.tv