Pse sulmet në zemër janë më pak të dëmshme gjatë natës?

Pse sulmet në zemër janë më pak të dëmshme gjatë natës?

Studime të reja shkencore po hedhin dritë mbi arsyen pse sulmet në zemër që ndodhin gjatë natës rezultojnë shpesh më pak të rënda sesa ato të orëve të para të mëngjesit. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Experimental Medicine”, ky ndryshim lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e neutrofileve, një lloj qelizash të bardha të gjakut që luajnë rol kyç në reagimin inflamator të trupit. Neutrofilet janë më aktive gjatë ditës, për shkak të ritmeve cirkadiane, “ora biologjike” që rregullon funksionet e organizmit. Gjatë një infarkti, këto qeliza reagojnë për të riparuar dëmin, por shpesh e teprojnë, duke shkaktuar inflamacion të madh që dëmton edhe indet e shëndetshme të zemrës. Studiuesit kanë zbuluar se pothuajse gjysma e dëmtimit të zemrës pas një ataku vjen pikërisht...