“Një mollë në ditë mban mjekun larg”! Sa mbështetje shkencore ka kjo shprehje

“Një mollë në ditë mban mjekun larg”! Sa mbështetje shkencore ka kjo shprehje

Shprehja e njohur “një mollë në ditë e mban mjekun larg” është ndër këshillat më të përhapura ushqimore në botë. Origjina e saj gjendet në një proverbë uellsiane të vitit 1866, e cila thoshte: “Ha një mollë para se të flesh dhe do t’ia heqësh mjekut bukën nga goja”. Por studimet shkencore kanë kërkuar të zbulojnë nëse kjo thënie ka vërtet bazë reale për shëndetin. Sot në botë prodhohen rreth 100 milionë tonë mollë çdo vit dhe ky frut është lidhur prej kohësh me përfitime shëndetësore. Studiuesit theksojnë se mollët përmbajnë përbërës të rëndësishëm si flavonoidet dhe polifenolët, të cilët lidhen me mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe me uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës. Ato janë gjithashtu burim i mirë fibrash, veçanërisht...