Konsumimi i mëngjesit vonë, ja cfarë ndodh me trupin tuaj
Një studim i ri sugjeron se jo vetëm çfarë hamë, por edhe koha kur e konsumojmë mëngjesin mund të ketë ndikim në shëndetin tonë, veçanërisht me kalimin e viteve. Studiues nga Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit dhe Universiteti i Mançesterit analizuan zakonet ushqimore të mijëra të rriturve për të kuptuar lidhjen mes orarit të vakteve dhe shëndetit në afat të gjatë. Hulumtimi ndoqi rreth 3 mijë persona të moshës nga 42 deri në 94 vjeç për më shumë se dy dekada. Gjatë kësaj periudhe, studiuesit vëzhguan oraret e vakteve të pjesëmarrësve, stilin e jetesës, faktorët gjenetikë dhe rezultatet shëndetësore për të parë se si këto elemente lidhen me njëri-tjetrin. Rezultatet treguan se me kalimin e moshës, shumë njerëz kanë tendencë t’i shtyjnë vaktet më vonë...
Burimi:
sot.com.al