Disa fakte që nuk i dini mbi bakllavanë

Disa fakte që nuk i dini mbi bakllavanë

Dhjetorin mund ta quajmë pa frikë muajin e festave dhe gëzimeve familjare. Çdo vit nëpër shtëpitë tona vendosen zbukurimet dhe nis diskutimi i recetave që do të përgatiten gjatë darkës së ndërrimit të viteve. Ajo që nuk mungon asnjëherë është pikërisht bakllavaja e shijshme plot sherbet dhe arra. Kjo ëmbëlsirë ka me qindra vite që i përket traditës së kulinarisë të vendit tonë, por pavarësisht se jemi bërë ekspert në përgatitjen dhe shijimin e saj, ka disa fakte që nuk i kemi dëgjuar mëparë. Origjina e Bakllavasë A e dinit se bakllavaja është paraardhësja e strudelit të shijshëm me mollë dhe arra. Të dyja këto delikatesa janë krijuar nga ëmbëltoret turke duke përdorur petët krokante, shtresat e mbushura me arra të thërrmuara dhe shurupi i...