Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

Astronomët kanë zbuluar një planet të ri, potencialisht të banueshëm, rreth 146 vite dritë larg, me madhësi të ngjashme me Tokën dhe me kushte që ngjajnë me Marsin. Planeti i quajtur HD 137010 b, rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë 6% më i madh se Toka. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh nga Australia, Britania e Madhe, SHBA-të dhe Danimarka e identifikoi planetin duke përdorur të dhëna të mbledhura në vitin 2017 nga teleskopi hapësinor i Nasa-s, Kepler, gjatë misionit të tij të zgjeruar, të njohur si K2. Dr. Chelsea Huang, kërkuese në Universitetin e Jugut të Queensland-it (USQ) në Australi, tha se orbita e planetit është e ngjashme me atë të Tokës, rreth 355 ditë. Shkencëtarët besojnë se planeti ka...