A ndikojnë aromat dhe parfumet në humorin tonë?
Duket se shumë kompani apo marka parfumesh kudo në botë po shfrytëzojnë fuqinë e aromave që ndikojnë në mirëqenien e përgjithshme të njerëzve për të krijuar parfumet më të mira dhe më të shitura. Cila është lidhja mes nuhatjes dhe mirëqenies? Erërat nuk kanë të bëjnë vetëm me nuhatjen e aromave të këndshme, por ato janë gjithashtu të lidhura me emocionet dhe mirëqenien tonë. Për të kuptuar pse një aromë e veçantë mund të ndikojë në gjendjen tonë, është e rëndësishme të shikojmë shkencën që qëndron pas mënyrës se si ne përpunojmë aromat, sipas Sandeep Robert Datta, profesor i neurobiologjisë në “Harvard University”. Kur përballeni me një aromë të caktuar, ajo fillon të ndikojë në epitelin e nuhatjes, një fletë neuronesh të vendosura në majë...
Burimi:
sportiim.al