Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

Nga pankartat në tribuna te brohoritjet e emrit të tij në prag të varrimit. Tifozët e njërit prej dy klubeve më të mëdha të futbollit në Serbi vazhdojnë ta madhërojnë figurën e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq dhe të dërgojnë mesazhe kërcënuese – pa reagime dhe pa sanksione. Ata po mbështeten edhe nga klubi i tyre, “Crvena Zvezda”, i cili në rrjetet sociale ka shpërndarë përmbajtje të tilla si fotografia e Mlladiqit me mbishkrimin “Drejt Potoçarit”, që u shfaq më 6 shtator gjatë një ndeshjeje në Beograd. Potoçari lidhet me gjenocidin ndaj më shumë se 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, për të cilin Mlladiq, krahas krimeve të tjera të luftës në Bosnje e Hercegovinë, u dënua me burgim të përjetshëm. As “Crvena Zvezda”, as...