Lidhja e bregdetit me zonat e brendshme, ministri Gonxhja shpalos planin për zhvillimin e turizmit! BB dhe BERZH japin grant 3 mln USD

Lidhja e bregdetit me zonat e brendshme, ministri Gonxhja shpalos planin për zhvillimin e turizmit! BB dhe BERZH japin grant 3 mln USD

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ka bërë me dije se Banka Botërore, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të mbështesë Shqipërinë me një grant prej 3 milionë dollarësh. Fondi do të shërbejë për të financuar përgatitjen e projektit për zhvillimin e integruar të ekosistemit turistik në vend. Nisma synon të krijojë një rrjetëzim më efektiv mes turizmit bregdetar dhe zonave të brendshme gjeografike. Përmes kësaj strategjie, objektivi është përfshirja e më shumë destinacioneve natyrore e kulturore në itineraret e udhëtarëve, duke mundësuar shpërndarjen e të ardhurave ekonomike në një territor më të gjerë. Objektivat kryesorë, zgjatja e sezonit, biznesi lokal dhe mbrojtja e pasurive natyrore Projekti përqendrohet në krijimin...