Liderë të rinj dhe futboll ofensivë, Maran ndryshon Shqipërinë

Liderë të rinj dhe futboll ofensivë, Maran ndryshon Shqipërinë

“Nuk bëjmë llogari, nuk ndryshojmë filozofi ndaj Bjellorusisë”, kështu u shpreh Rolando Maran, i pyetur nëse Shqipëria shkon në Budapest për të mos humbuar, në një kohë kur në sfidën e fundit i mjafton dhe një “X” për të mbyllur Grupin C1 në vendin e parë. Tekniku italian është i qartë mbi mënyrën e lojës, është i qartë se Shqipëria nuk e ka luksin vetëm të mbrohet, por duhet të ushtrojë presing lart për të mbajtur çdo rival sa më larg zonës. Kjo filozofi i ka dhënë të drejtë, të paktën deri më tani, këtë e konfirmojnë dhe shifrat: Në 5 ndeshje në Nations League, ekipi i tij ka marrë 12 pikë, 4 fitore, 0 barazime dhe vetëm 1 humbje. Në 5 ndeshje, Shqipëria ka...