“Libri i Pendëve”, thesari 400-vjeçar me 156 ilustrime, do të studiohet nga ekspertët në Kanada
Një grant i rëndësishëm do t’u mundësojë Bibliotekave të Universitetit McGill në Kanada të studiojnë nga afër “Libro di Piume”, ose “Libri i Pendëve”, një artefakt i rrallë i krijuar në Itali më shumë se 400 vjet më parë. Libri përmban 156 ilustrime të realizuara me pendë dhe materiale të tjera organike, ndërsa rreth 100 prej tyre paraqesin zogj të ndryshëm, duke përfshirë sqepat, pendët dhe këmbët e tyre. Vepra u krijua në vitin 1618 nga një kopshtar italian që punonte për guvernatorin spanjoll të Milanos. Përtej vlerës së tij historike dhe artistike, “Libro di Piume” konsiderohet edhe një burim i rrallë shkencor, pasi përfaqëson një nga koleksionet më të hershme të ekzemplarëve të shpendëve të ruajtura në formë libri. Një ekip ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor,...
Burimi:
kultplus.com