Librat që shoqëruan modelet në prapaskenën e Javës së Modës
Mes përgatitjeve për pasarelë, ndërrimit të veshjeve dhe pritjeve të gjata, pesë modele gjetën kohë për t’u zhytur në botën e letërsisë gjatë sezonit pranverë 2027 të Javës së Modës. Në një artikull të Vogue, ato ndanë librat që u bënë shoqëruesit e tyre në prapaskenë, nga romanet bashkëkohore te dramat klasike dhe rrëfimet që i lidhin me kulturën e vendlindjes. Stella Hanan zgjodhi Beautiful World, Where Are You të Sally Rooney, një roman që eksploron miqësinë, dashurinë dhe ndërlikimet e marrëdhënieve njerëzore, duke prekur edhe tema si politika, feja dhe pabarazia. Ndërkaq, Iasmin Reis u tërhoq nga Brain Damage e Freida McFadden, një histori misterioze që zbulon ngjarjet gradualisht, përmes këndvështrimit të personazhit. Sunday Rose iu drejtua teatrit me Golden Boy të Clifford Odets,...
Burimi:
kultplus.com