Lezhë/ Flakët përhapen në Rrilë, zjarri përfshin sipërfaqe të gjera bujqësore

Lezhë/ Flakët përhapen në Rrilë, zjarri përfshin sipërfaqe të gjera bujqësore

Një zjarr i rënë që prej orëve të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Myltes, në Rrilë, është përhapur në një sipërfaqe të gjerë. Flakët janë shtrirë në drejtim të zonës së GrykLumit, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Flakët kanë përfshirë ferra dhe shkurre nëpër sipërfaqet bujqësore. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Situata vijon të monitorohet.