Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari
Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur. I arrestuari është identifikuar si shtetasi Zyber Bami. Gjatë ndërhyrjes së uniformave blu, atij i është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kokainë. Sipas policisë, 42-vjeçari ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Arma e zjarrit, municioni dhe lënda e dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
gijotina.com