Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke lëvizur i armatosur në rrugën “Ndre Mjeda”. Operacioni, i koduar “Shadow”, çoi në arrestimin në flagrancë të shtetasit me inicialet D. S., banues në Tiranë, i cili dyshohet se posedonte pa leje një armë zjarri. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një pistoletë të mbushur me municion, krehrin e armës dhe 14 fishekë. 31-vjeçari u shoqërua në ambientet e policisë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.