Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit/ Ndryshojnë strukturat drejtuese në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit/ Ndryshojnë strukturat drejtuese në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme janë bërë ndryshme të reja në strukturat drejtuese të policisë vendore dhe komisariateve. Bëhet me dije se Shefi i Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Dritan Lena është transferuar dhe ëmruar si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Ndryshime janë bërë edhe në komisatriatet Sarandë, Tropojë dhe Dibër. Kryekomisari Saimir Shkambaj, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë. Ndërkohë, Komisari Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër. Në Tropojë, detyrën e Shefit të Komisariatit do ta marrë Komisar Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, i...