Lëvizje në Policinë e Shtetit: Ndryshime në Korçë e Elbasan, rokada pritet edhe në qarqe të tjera (EMRAT)

Lëvizje në Policinë e Shtetit: Ndryshime në Korçë e Elbasan, rokada pritet edhe në qarqe të tjera (EMRAT)

Foto ilustruese TIRANË- Lëvizje të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ku ndryshimet kanë prekur strukturat drejtuese në Korçë dhe Elbasan.  Mësohet se Gëzim Zhupaj, drejtuesi i deritanishëm i kufirit duke qëndruar në këtë detyrë për rreth 2 vite, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku do të mbajë detyrën e shefit të sektorit. Ndërkohë, në vendin e tij është emëruar Luigj Vathi. Ai ka drejtuar më herët Drejtorinë Vendore të Policisë në Berat. Ndryshimet kanë prekur edhe Policinë e Elbasanit. Kastriot Skënderi është emëruar drejtor i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë së këtij qarku, duke zëvendësuar Fatmir Hoxhën. Skëndëri, ka mbajtur më herët disa poste drejtuese në strukturat e uniformave blu. Lëvizjet në Korçë dhe Elbasan vijnë në kuadër të ndryshimeve të fundit në...