Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë
Lëvizje të reja në kanë ndodhur në Policinë e Shtetit sot në 31 gusht. Sipas informacioneve, drejtuesi i Kufirit, Gëzim Zhupaj, është transferuar në detyrën e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme. Ai ushtroi detyrën e drejtorit të Kufirit në Korçë për rreth dy vite. Mësohet se vendin e Zhupajt e zë Luigj Vathi. Ky i fundit ka qenë drejtor i DVP Berat. Mësohet se lëvizje janë bërë edhe në qarqe të tjera.
Burimi:
javanews.al