LEVIZJE E RE NGA BRUKSELI PER SHQIPERINE, DREJT MBYLLJES SE NJE TJETER KAPITULLI

LEVIZJE E RE NGA BRUKSELI PER SHQIPERINE, DREJT MBYLLJES SE NJE TJETER KAPITULLI

Komisioni Evropian ka paraqitur në Këshillin e Bashkimit Evropian projektpozicionin e përbashkët të BE-së për Kapitullin 21, “Rrjetet transevropiane”, në kuadër të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.Çështja u diskutua më 10 nëntor në Grupin e Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (COELA), sipas agjendës zyrtare të Këshillit.Një burim i informuar mbi diskutimet konfirmoi për Albanian Post se Komisioni paraqiti projektpozicionin, pa pasur pyetje të mëtejshme nga përfaqësuesit e shteteve anëtare.“Komisioni paraqiti projektpozicionin e përbashkët të BE-së, pa pyetje të mëtejshme nga shtetet anëtare”, bëri të ditur burimi, duke sqaruar se diskutimi ishte shumë i shkurtër.Sipas tij, presidenca e Këshillit ka vendosur datën 16 nëntor si afat për dorëzimin e komenteve nga delegacionet mbi tekstin e propozuar.“COELA do t’i rikthehet çështjes në...