Levani në flakë, tre banesa përfshihen nga zjarri, banorët evakuohen

Levani në flakë, tre banesa përfshihen nga zjarri, banorët evakuohen

foto nga zjarri FIER- Flakët kanë përfshirë tre banesa ne Levan dhe kanë detyruar banorët të largohen nga zona për arsye sigurie. Ekipet zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren për të izoluar vatrën aktive dhe për të penguar përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt banesave të tjera. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa ndërhyrja vazhdon në një zonë ku era po e vështirëson shuarjen e plotë të zjarrit./ZËRI