“Letra higjienike me aromë pjepri”, poezi nga Arti Lushi

“Letra higjienike me aromë pjepri”, poezi nga Arti Lushi

Dy muaj pasi ajo e braktisiMe lehtësinë që e harrojmë një keqkuptimApo sëmundje,Kishte mbetur vetëm një.Psoniste ajo për kësi gjërash. Dhe burri nga ana tjetër mbahej i fortë,Që do të thotë:Pak gjumë, ushqim i keq dhe shumë alkol. Atë mbrëmje u dorëzua,Bashkë me dëborën jashtë që nuk po shtrontePër qamet. E mori rrotullamën e fundit në gjiDhe ashtu, në ethe a zjarrmi,Gjumi i mbramë e mori edhe atë. *Nga libri “Palcë dhe Frymë”, botuar nga “Buzuku” ObserverKult Lexo edhe: Arti Lushi: Një burrë është gratë e jetës së tij