Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Lidhja mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, nuk kufizohet vetëm te marrja apo dhënia e informacioneve, por mund të ketë edhe një komponent financiar. Për këtë dyshim, burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se hetuesit kanë dërguar letërporosi në Kosovë dhe në Gjermani. Sa i përket Gjermanisë, SPAK dyshon se vëllai i Vlora Hysenit, i cili dyshohet se përdor një identitet tjetër, ka kryer disa transferta të dyshimta, të cilat aktualisht po vlerësohen nga hetuesit. Më konkretisht, prokurorët dhe agjentët e BKH-së kanë zbuluar një transfertë prej 450 mijë eurosh nga shoqëria “Fortis Beton” sh.p.k., e cila është anuluar më 27.02.2024. Transferta kishte si destinacion shoqërinë gjermane “Erd & Tiefbau Dingler GmbH” dhe ishte...
Burimi:
gijotina.com