Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve u shqiptuan 81 vite burg në total. Ai e cilësoi vendimin si “të padrejtë dhe politik”, duke theksuar se situata duhet të shërbejë si një moment reflektimi për gabimet politike në Kosovë. Sipas tij, Shqipëria, Kosova dhe faktori shqiptar në rajon duhet të koordinojnë qëndrimet dhe të përdorin diplomacinë për përballimin e situatës. Sipas analistit, ka ardhur koha që Parlamenti i Shqipërisë do duhet të miratojë një rezolutë, e cila dënon krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Gjatë diskutimit, Leka theksoi se krahas rezolutës, Shqipëria duhet të akordojë një fond të posaçëm...