Legjenda e gjallë e Argjentinës, 6 trofe të rëndësishëm, 207 ndeshje dhe 125 gola! “Marka” që Messi i lë kombit të futbollit!

Legjenda e gjallë e Argjentinës, 6 trofe të rëndësishëm, 207 ndeshje dhe 125 gola! “Marka” që Messi i lë kombit të futbollit!

Lionel Messi nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares së Argjentinës. Ylli i “Albiceleste”, tashmë 39 vjeç, e bëri zyrtar vendimin këtë të hënë, përmes një letre personale që, sipas vetë futbollistit, ishte shkruar dy ditë pas finales së fundit të Botërorit. Humbja ndaj Spanjës në New Jersey rezultoi të ishte ndeshja e fundit e Messit me përfaqësuesen argjentinase. Udhëtimi i Messit me “Albiceleste” ka qenë i gjatë dhe i mbushur me momente të paharrueshme, por mbi të gjitha me trofe. Me Argjentinën, “pleshti” ka fituar: 1 Kupë Bote – Katar 2022 2 Kupa Amerika – 2021 dhe 2024 1 medalje ari olimpike – Pekin 2008 1 Finalissima – 2022 1 Kupë Bote U20 – 2005 Por përtej trofeve, shifrat e Messit me fanellën...