Le Pen nis fushatën për 2027, por tensionet me Bardellan tronditin të djathtën ekstreme franceze

Le Pen nis fushatën për 2027, por tensionet me Bardellan tronditin të djathtën ekstreme franceze

Marine Le Pen ka rikthyer zyrtarisht fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, duke mbajtur fjalimin e parë të madh në bastionin e saj politik Hénin-Beaumont, në një kohë kur partia e saj përballet me tensione të brendshme, polemika për Ukrainën dhe një seri skandalesh. Kandidatja e Tubimit Kombëtar (RN) për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 u rikthye të dielën në Hénin-Beaumont, në veri të Francës, një ditë pasi deputetët e partisë u mblodhën në Le Touquet. Le Pen vazhdon të kryesojë sondazhet. Sipas një sondazhi të OpinionWay për Les Échos, të zhvilluar më 8 dhe 9 shtator, ajo do të merrte 34% të votave në raundin e parë, pavarësisht skenarit elektoral. Por avantazhi në sondazhe po shoqërohet me probleme të reja brenda RN-së, transmeton...