Le Pen në krye me 36%, Mélenchon drejt balotazhit në Francë

Le Pen në krye me 36%, Mélenchon drejt balotazhit në Francë

FRANC- Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon po konsolidojnë pozitat në garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë, ndërsa qendra politike po humbet terren. Sipas sondazhit të publikuar nga Reuters Le Pen kryeson me 34% deri në 36% të mbështetjes në raundin e parë, në varësi të skenarit elektoral. Matja, e realizuar nga Toluna Harris Interactive mes datave 3 dhe 5 nëntor tregon se liderja e së djathtës ekstreme ruan mbështetje të lartë, megjithëse me një rënie të lehtë krahasuar me sondazhin e muajit të kaluar kur rezultonte me 35% deri në 37%. Në krahun tjetër lideri i së majtës Jean-Luc Mélenchon vlerësohet me 18% deri në 19% të votave dhe parashikohet të kalojë në raundin e dytë në të pesë skenarët e testuar. Në...