LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama

LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama

Përballë shtimit të përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar masa të reja ligjore në fushën e sigurisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij. Nga Faustine Vincent, LE MONDE Lëvizja e protestës kundër qeverisë nuk po zbehet në Shqipëri, pavarësisht rritjes së represionit policor. Të hënën, më 2 nëntor, studentët dolën sërish në rrugët e Tiranës, kryeqytetit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, për të kërkuar kushte më të mira jetese dhe për të protestuar kundër korrupsionit. Dy javë më parë, pedagogët e universiteteve iu bashkuan lëvizjes në shenjë solidariteti, duke mbështetur bojkotin e mësimit. Ky vend i Ballkanit, me 2,3 milionë banorë, është tronditur që nga maji nga protesta të përditshme kundër qeverisë. Deri më tani paqësore, ato morën...