LE MONDE: Protesta antiqeveritare në Tiranë, kërkohet largimi i kryeministrit Rama
Protestuesit dhe policia u përleshën të mërkurën, më 14 tetor, në Tiranë, ku u shkaktuan disa zjarre, gjatë ditës së dytë radhazi të dhunës pas tubimeve të studentëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Njësitë e policisë për ndërhyrje të posaçme përdorën topa uji dhe gaz lotsjellës në përpjekje të përsëritura për të zmbrapsur turmën, e cila përbëhej nga disa qindra persona. Ndërkohë, protestuesit vunë në shënjestër Ministrinë e Arsimit dhe disa biznese, duke thyer vitrinat. Një natë më parë, ndërtesave qeveritare u ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe më shumë se 12 persona ishin arrestuar, njoftoi policia. Sipas saj, disa persona kishin thyer dyert e bashkisë, kishin ndezur zjarr brenda saj dhe kishin dëmtuar ndërtesa të tjera. Të mërkurën, gazetarët e...
Burimi:
sot.com.al