“Lautaro në vendin tim? Mos u tallni…”, ish-futbollisti i zikaltërve: Asnjë lojtar i këtij Interi nuk do të luante dot me ekipin që fitoi tripletën
Interi është kthyer në ekipin për t’u mundur në Serinë në vitet e fundit. Por sipas Uesli Shnajderit, është shumë larg ekipit që fitoi tripletën në drejtimin e Murinjos. Ish-futbollisti holandez ka thënë për “La Gazzetta dello Sport” se asnjë nga lojtarët e tanishëm nuk do të kishte luajtur dot me Interin e tripletës. “Ky Inter në krahasim me ekipin fitues të tripletës? Pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, nuk ka pasur më një ekip si i yni. Ne kishim gjithçka, me të vërtetë gjithçka. Nuk mendoj se ka ndonjë lojtar nga ky Inter që mund të kishte luajtur për tonin. Lautaro në vendin tim? Mos u tallni…”, ka thënë Uesli Shnajderi./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com