Laura Fazliu e pesta në Grand Slamin e Hungarisë
13 September, 2026 - 09:00 Laura Fazliu është renditur e pesta në Grand Slamin e Hungarisë, një prej garave më të forta të xhudos, e cila sjell pikë të rëndësishme olimpike në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike “Los Angeles 2028”. Xhudistja kosovare garoi në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku arriti deri në fazat e fundit të garës dhe e përfundoi turneun në vendin e pestë. Për këtë rezultat, Fazliu ka fituar 360 pikë olimpike. Në përbërjen e ekipit kosovar të xhudos u dallua edhe Dardan Cena, i cili regjistroi dy fitore në Grand Slamin e Hungarisë, para se të ndalej në raundin e tretë të garës. Ndërkaq, medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, nuk mori pjesë në këtë Grand Slam për shkak të lëndimit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com