“Largoni Trump nga pushteti!”, Irani me mesazh për amerikanët, Trump: Teherani do dorëzohet

“Largoni Trump nga pushteti!”, Irani me mesazh për amerikanët, Trump: Teherani do dorëzohet

Garda Revolucionare e Iranit iu drejtua popullit amerikan me një mesazh të drejtpërdrejtë. Përmes një letre prej 26 faqe, i bëri thirrje amerikanëve të votojnë kundër aleatëve të presidentit Donald Trump në Kongres, në zgjedhjet e mesmandatit. Në të u kërkohet qytetarëve të përdorin fuqinë e tyre politike për të larguar udhëheqësit aktual nga detyra, dhe të refuzojnë mbështetjen për Izraelin dhe ndërhyrjet ushtarake jashtë vendit. Edhe pse mesazhi ka pak gjasa të ndikojë te votuesit amerikanë, ai vë në pah disa çështje që, sipas analistëve politikë në SHBA, po e vështirësojnë pozicionin e Donald Trump dhe Partisë Republikane përpara zgjedhjeve për Kongresin më 3 nëntor. Në këto zgjedhje, demokratët opozitarë mund të rikthejnë kontrollin mbi njërën ose të dyja dhomat e Kongresit. “Largoni nga...