Largoi trajnerin Sanjol, Gjeorgjia i beson Svanadze
I shkarkuar nga pozicioni i trajnerit të Gjeorgjisë të premten, Vili Sanjol largohet me shumë mirënjohje për vendin që udhëhoqi në Euro 2024 dhe veçanërisht për kapitenin e saj Kviça Kvaratskelia, i cili i bëri homazh në Instagram. Vendimi erdhi menjëherë pas një humbjeje të papritur 1-0 në shtëpi kundër Irlandës së Veriut, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Rezultatet e dobëta në fushatën kualifikuese të Botërorit 2026 po ashtu ndikuan në këtë masë për francezin. Ndërkaq Gjeorgjia ka emëruar teknikun vendas Ramaz Svanadze si trajnerin e ri të skuadrës deri në fund të vitit 2028. Svanadze drejtonte më parë ekipin Kombëtar U21./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al