Largoi 950 mijë euro verë nga vila e Ergys Agasit, Gjykata cakton arrest në burg për Eno Agasin
Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agsin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ja kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme për kompetencë. Eno Agasi nuk ka folur në seancë, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK. Megjithatë kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dritan Hallunaj. Ndaj Agasit janë ngritur dy vepra penale “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës qindra mijëra euro që ishte sekuestruara nga SPAK, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t.
Burimi:
gijotina.com