Laporta prezanton shifra rekord te Barcelona; për herë të parë të ardhurat kalojnë 1 miliard euro

Laporta prezanton shifra rekord te Barcelona; për herë të parë të ardhurat kalojnë 1 miliard euro

4 Shtator 2026 15:16 Alfred Lleshi Barcelona përgatitet për Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të anëtarëve, të caktuar për të shtunën, 19 shtator, online, me shifra rekord në historinë e klubit. Ndër çështjet e rendit të ditës do të jetë edhe zgjerimi i kredisë për përfundimin e “Espai Barça” dhe “Spotify Camp Nou”. Bashkëpunëtorët e Joan Laportës do të prezantojnë bilancin e sezonit 2025/26, me rezultate të zakonshme pozitive për të tretin vit radhazi dhe, mbi të gjitha, të ardhura mbi 1 miliard euro për herë të parë në historinë e klubit. Në këtë rezultat ndikoi ndjeshëm rikthimi në “Spotify Camp Nou” në nëntor të vitit të kaluar. Rritja e të ardhurave lidhet kryesisht me shfrytëzimin e stadiumit, pavarësisht se në fillim të sezonit të...