Laporta: Këtë verë e doja Lautaro Martinez me çdo kusht, por më bllokoi Marotta
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se këtë verë klubi katalanas tentoi të transferonte Lautaro Martinez nga Interi, për ta zëvendësuar Robert Lewandowskin. “Është e gjitha e vërtetë, e doja Lautaron me çdo kusht. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe nuk donim të na ikte. Kështu që telefonova presidentin Marotta dhe ai më tha se lojtari nuk ishte në shitje”, – deklaroi Laporta për “Corriere dello Sport”. Ai shtoi: “Më pas, në çdo rast, nuk do të ishte lojtari ai që do të vendoste nëse do të largohej apo jo, sepse Interi donte ta mbante. Kështu, për respekt ndaj Beppe, të cilin e vlerësoj shumë, u ndalëm”. Për Fabregas tha: “Cesc e njeh mentalitetin dhe vizionin e Barcelonës më mirë se kushdo tjetër. Këtu...
Burimi:
telesport.al