LAND FILM LAB 2026 e bën Roganën me shtëpi të filmit
8 September, 2026 - 14:17 Në një fshat me traditë të pasur kulturore, arsimore e shoqërore, ku ndër dekada janë organizuar qindra manifestime, promovime librash, koncerte, aktivitete muzikore e sportive, Rogana e Dardanës kësaj radhe shënoi një ngjarje krejtësisht të re në historinë e saj. Për herë të parë, filmi, skenari dhe krijuesit e kinematografisë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e një rezidence artistike ndërkombëtare – LAND FILM LAB 2026. Nga Xhevdet Kallaba Rogana, ky fshat i Anamoravës që në historinë e vet ka ditur t’i hapë dyert për arsimin, kulturën, artin dhe veprimtarinë kombëtare, këto ditë po jeton një përvojë të re. Nga 7 deri më 11 shtator 2026, për pesë ditë me radhë, Rogana, Kamenica dhe Krenidelli bëhen...
Burimi:
kultplus.com