Lamtumirë Giorgos Mazonakis! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i njohur grek

Lamtumirë Giorgos Mazonakis! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i njohur grek

Këngëtari i njohur grek i muzikës pop, Giorgos Mazonakis, i cili gëzonte një popullaritet të madh edhe mes diasporës greke, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Mazonakis pësoi një infarkt dhe u dërgua me urgjencë në një spital në Athinë, por nuk mundi të mbijetonte. Artisti, i cili u rrit në zonën e Pireut dhe ishte me origjinë nga Kreta, e nisi karrierën muzikore në fillim të viteve ’90, duke performuar në një klub në Patra, në Greqinë perëndimore. Prania e tij energjike në skenë tërhoqi shpejt vëmendjen e Universal Music, e njohur në atë kohë si PolyGram, e cila e kontraktoi dhe publikoi albumin e tij të parë në vitin 1993. I ndikuar nga këngëtarë të njohur grekë, mes tyre Stratos Dionysiou, Giannis Parios,...