“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e shtrenjtë

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e shtrenjtë

Momente të dhimbshme për Elseid Hysajn dhe familjen e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, me të cilin kishte një lidhje të veçantë. Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë Hysaj përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë një fotografi me gjyshin e tij dhe ka shkruar një mesazh të shkurtër, por prekës: “Lamtumirë bosi im”. Një dedikim që tregon dhimbjen e madhe të futbollistit për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e tij. Miqtë dhe tifozët i kanë shprehur ngushëllimet e tyre mbrojtësit kuqezi.