Lamborghini me 200 km/h përplaset dhe shpërthen në flakë, 2 viktima
Bota E Hënë, 7 Shtator 2026 19:13 Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë në autostradën A3, në Saint-Denis të Parisit. Një Lamborghini Aventador, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi deri në 200 km/orë, u përplas me një automjet tjetër. Pas përplasjes, Lamborghini u nda përgjysmë dhe shpërtheu në flakë. Viktimat ishin një baba 63-vjeçar dhe djali i tij 27-vjeçar, të cilët kishin marrë me qira makinën sportive. Babai humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali mbeti i bllokuar në makinë dhe vdiq nga zjarri. Katër personat në automjetin tjetër mbetën të plagosur. Prokuroria ende nuk ka konfirmuar shpejtësinë e saktë, por ka deklaruar se Lamborghini po udhëtonte mbi limitin e lejuar. Трасса A3 вчера под Парижем....
Burimi:
kohajone.com