Lamallari firmos urdhrin e ri/ Zgjerohet kufiri i moshës, deri në 40 vjeç për t’u bërë policë

Lamallari firmos urdhrin e ri/ Zgjerohet kufiri i moshës, deri në 40 vjeç për t’u bërë policë

Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka firmosur ndryshimin e kritereve të moshës për pranimin në strukturat e Policisë, duke zgjeruar grupin e kandidatëve që mund të aplikojnë. Sipas urdhrit të ri, për kandidatët me arsim të mesëm të lartë që synojnë pozicione zbatuese, përfshirë Patrullën e Përgjithshme, kufiri i moshës shkon deri në 35 vjeç. E njëjta moshë vlen edhe për kandidatët që synojnë ndjekjen e studimeve Bachelor në Akademinë e Sigurisë për t’u integruar më pas në rolin e parë drejtues, me gradën nënkomisar. Ndërkohë, për profesionistët që kanë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë, mundësia zgjerohet edhe më tej. Kandidatët me profile të përshtatshme profesionale, si ekonomi, financë apo teknologji informacioni, mund të pranohen në rolin...