LAJM I KEQ – Kishte vetëm një ofertues, anulohet tenderi për shërbimin e hemodializës në 5 qytete…

LAJM I KEQ – Kishte vetëm një ofertues, anulohet tenderi për shërbimin e hemodializës në 5 qytete…

Është anuluar zyrtarisht procedura e prokurimit për ofrimin e shërbimit të hemodializës në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, me marrëveshje kuadër 48-mujore.Procedura, me fond limit rreth 4.59 miliardë lekë, ishte shpallur më 17 gusht 2026 nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), shoqëri me zotërim publik, përmes procedurës së hapur mbi kufirin e lartë monetar.Në garë kishte marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, Diaverum AB, i cili ishte shpallur fitues më 10 shtator 2026. Në njoftimin e fituesit ishte përcaktuar se nuk do të zbatohej periudha e pritjes, në përputhje me parashikimet e Ligjit për Prokurimin Publik.Megjithatë, procedura tashmë është anuluar zyrtarisht në sistemin e prokurimit. Si argument për anulimin është përcaktuar: “Procedura është anuluar për shkak të konstatimit të gabimeve ose mangësive...