Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, tha se Europa duhet të investojë në zhvillimin e teknologjisë së saj të inteligjencës artificiale dhe të rrisë ndjeshëm numrin e qendrave të të dhënave, në mënyrë që të shmangë një varësi të rrezikshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Sipas Lagarde, nëse Europa arrin të ndërtojë kapacitetet e veta në fushën e IA-së, kërcënimi i një shkëputjeje nga teknologjia e zhvilluar jashtë kontinentit do të humbiste fuqinë. Gjatë një fjalimi në Vjenë, Lagarde solli në vëmendje hendekun e madh që ekziston aktualisht në zhvillimin e kësaj teknologjie. Sipas saj, gjatë vitit të kaluar SHBA prodhoi 59 modele të njohura të IA-së, ndërsa Kina 35. Në Europë, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar prodhuan nga një model secila. “Europa...
Burimi:
javanews.al