Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

SPAK ka kërkuar konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të Nikolin dhe Klevent Gjolenës, të lidhur me laboratorin e kokainës të zbuluar në fshatin Frakull në nëntor të viti 2024. Pasuritë, të regjistruara në Tiranë dhe Durrës, kapin vlerën e tregu mbi 2 milionë euro. Në listën e pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi përfshihen 3 apartamente dhe 2 garazhe në Tiranë, si dhe 3 njësi tregtare e 8 apartamente në zonën e Plazhit në Durrës. Sipas SPAK, hetimet kanë evidentuar gjithashtu pesë transferta monetare në vlerën 42.942 dollarë dhe 404.733 euro, të kryera në emër të familjarëve të personave nën hetim. Paratë kanë ardhur nga vende të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe rajonit të Karaibeve, të cilat...